Një nga mrekullitë e jetës e transmetim direkt në “Street View”. Pikërisht, telekamerat e shërbimit të hartave “live” të Google kanë kapur sot në Wimersdorf të Gjermanisë një grua që ka sjellë në dritë një fëmijë në rrugë. Fakti që gjithçka është kapur direkt ka bërë menjëherë bujë, duke u shfaqur nëpër të gjithë faqet e internetit të mbarë botës. Ndonëse, shumica e lexuesve është shfaqur mosbesuese, duke thënë se ka qenë e gjitha një montazh.