Nje profesor i arteve ne nje universitet te New Yorkut nuk ka sy ne pjesen e prapme te kokes se tij, por i eshte afruar shume kesaj. Wafaa Bilal, i njohur per veprat e tij kontroverse, ka futur nje kamere te vogel digjitale ne pjesen e prapme te kokes. Kete thote se e ka bere ne emer te artit. Bilal ka thene te marten se ai ka ndermarre kete procedure per nje projekt arti qe eshte porositur nga nje muze i ri ne Doha te Katarit.