Teksa moti i ftohtë dimëror ka përfshirë gjithë Evropën, një grup njerëzish në Letoni janë bërë bashkë për të ndihmuar të tjerët gjatë periudhës së errët të vitit. Rreth 200 njerëz, në një periudhë dhjetë ditore, morën pjesë në thurjen e shallit më të madh në vend. Nga 12 nëntori, për 10 ditë njerëzit shkonin në qendrën tregtare të kryeqytetit Riga, ku uleshin dhe thurnin me radhë shallin, sipas mënyrës që ata dëshironin.