Prostituta nga Malajzia e arrestuar gjatë një aksioni policor, ka kërkuar nga gjykata që ta dënojnë me burg për një afat sa më të gjatë nëmënyrë që të ushqehet falas, shkruajnë mediat e Malajzisë. Patimah Ayab (43 vjeçe) pranoi fajin në gjykatën e Kuala Lampurit për ofrimin e shërbimeve seksuale një polici dhe një civili. Pasi pranoi fajin ajo luti gjykatësin që ta dënojnë më gjatë me burg. Mediat thonë se Patimah iu ankua edhe një gjykatësi tjetër i cili e dënoi për të njëjtat akuza vitin e kaluar vetëm me një muaj burg. “Në burg nuk është keq, ka bukë e mermelatë, ndërsa rojet në burg sillen mirë”, tha Patimah.