Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » » Acidet yndyrore Omega-3 zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve
3:19 PM
Acidet yndyrore Omega-3 zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve
 

Personat të cilët konsumojnë sasi të mjaftueshme të acideve yndyrore Omega-3, e që më së shumti gjenden në vajin e peshkut, në masë të madhe zvogëlojnë zhvillimin e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.
Ekspertët edhe më tutje kërkojnë masa dhe mënyra të reja për evitimin e sëmundjeve që janë të ndërlidhura me mishin e dhëmbëve, por acidi yndyror Omega-3 është shumë i dobishëm, por ka edhe faktorë të tjerë që luajnë rol të rëndësishëm.
Sëmundja e mishit të dhëmbëve, parodontopatia ose parodontoza, është infektim kronik i mishit të dhëmbëve që shkaktohet me grumbullimin e baktereve në mishin e dhëmbëve, të cilat mund të shkaktojnë edhe rënien e dhëmbit.
"Bakteret shkaktojnë çrregullimin e mishit të dhëmbëve. Tretmani me acidet yndyrore Omega-3 kishte pasur sukses në disa kafshë, e tash shkencëtarët shpresojnë se një eksperiment i tillë do të ketë sukses edhe në njerëz”, tha shkencëtari dr. Keneth J. Mukamal.
Mukamali dhe kolegët e tij kishin analizuar më shumë se 9.000 persona të rritur në hulumtimin nga viti 1999 deri në vitin 2004. Rreth 8% e pjesëmarrësve në hulumtim ishin të sëmurë nga sëmundjet e mishit të dhëmbëve.
Në bazë të të dhënave rreth mënyrës së të ushqyerit te pjesëmarrësit e hulumtimit në 24 orët e fundit ekipi i shkencëtarëve kishte vërtetuar se ata persona që kishin konsumuar acidet yndyrore Omega-3 DHA, kryesisht nga vaji i peshkut, në masë shumë më të vogël ishin të sëmurë nga parodontoza.
Pasi që parasysh ishin marrë edhe faktorët si mosha, konsumi i kalorive, personat që kishin konsumuar acidet yndyrore DHA për 22%, ishin më pak të rrezikuar se do të prekeshin nga sëmundjet e mishit të dhëmbëve.
Dr. Mukamal ka paralajmëruar se ka edhe shumë për t’u bërë në vërtetimin përfundimtar se acidet yndyrore Omega-3 mbrojnë mishin e dhëmbit, ngase është shumë e mundur që humbja e dhëmbit të ndikojë në ushqim, se sa që ushqimi do të ndikojë në humbjen e dhëmbit.
Dr. Mukamal sugjeron që vaji i peshkut të konsumohet së paku dy herë në javë. Edhe disa studime të mëhershme kishin vërtetuar se vaji i peshkut është shumë i dobishëm, por efektet e sakta edhe më tutje nuk janë të njohura.
"Acidet Omega-3 kanë shumë ndikim të dobishëm në shumë organe në organizëm. Mbrojtja e mishit të dhëmbëve do të mund të ishte njëri prej këtyre efekteve”, thotë dr. Mukamal.
Shikuar: 352 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 3.0/1
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc