Dëshironi të keni vërtet kinemanë në shtëpitë tuaja? Atëherë
duhet t’i hidhni një sy televizorit të fundit 85-inch LCD, të kompanisë
Sharp. Ky ekran i Sharp, i realizuar në bashkëpunim me
rrjetin japonez të televizorëve NHK, thuhet se është televizori i parë
Super Hi-Vision, një prodhim që duket se ka pasuar ekranet që
trasmetojnë në HD. Prototipi i Sharp Super Hi-Vision, është 85-inch dhe
ka një rezolucion 7680 x 4320 piksel, që i bie 103 piksel për inch,
afërsisht 3 herë më i qartë se televizorët që trasmetojnë aktualisht në
HD.
Modeli i Sharp pritet të prezantohet në panairin e kompanisë NHK në
Tokio që do të qëndrojë i hapur nga data 26-29 Maj. Ende nuk ka asnjë të
dhënë lidhur me koston e këtij prototipi.