![](http://www.boniproduction.at.ua/_nw/1/93992986.jpg)
Paralelisht me Hondan e cila ka bërë thirrje për tërheqjen e rreth 1.35 milionë automjeteve, për servis të përkohshëm janë shtyrë edhe Volkswagen e Chrysler, dhe atë për arsye shumë më të fortë sesa Honda. Volkswagen është shtyrë që të tërheqë gjithsej 377.286 njësi të modeleve Jetta/Jetta SportWagen, Golf/Rabbit, New Beetle/New Beetle Cabrio, e si arsye përmendin problemet e mundshme në sistemin e furnizimit të karburantit. Për shkak të mundësisë se lëshimit të karburantit ekziston mundësi reale për ndezje të zjarrit. Deri më tani nuk është shënuar asnjë rast, por problemi është zbuluar brenda vet kompanisë. Në këtë tërheqje janë përfshirë Jetta e Golf të prodhuar nga 2007 deri më 2009, si dhe njësitë e modelit Beetle të prodhuar në mes të 2006 e 2010, e që kanë të bëjnë me tregun amerikan.
Ndërkohë, Chrysler ka filluar tërheqjen e 367.000 njësi të modeleve Town and Country dhe Dodge Grand Caravan të viteve 2007-08, dhe këtë për shkak të problemeve në instalimin e pajisjeve të aklimatizimit, ku si pasojë e kondensimit mund të vjen deri tek puna e parregullt e jastëkut të ajrit.
|