Është konstatuar se mesatarisht femrat kanë një vullnet të dobët kur bëhet fjalë për mbajtjen e dietave – shumica prej tyre dorëzohet qysh pas ditës së tetë.
Në studimin e shkencëtarëve amerikanë kanë marrë pjesë 1.000 femra, ku vetëm 4% prej tyre kishin deklaruar se janë të kënaqura me pamjen e vet.
Kjo d.m.th se 96% e pjesëmarrëseve në studim kanë deklaruar se vetëbesimin e kanë të ulët, për shkak të pakënaqësisë me pamjen e jashtme, më saktësisht për shkak të mbipeshës. Shumica prej tyre kanë treguar se kanë provuar dieta të ndryshme, ku në fillim të gjitha është parë se respektojnë regjimin e ashpër të dietës.
- Nuk është lehtë të jesh në dietë. Pas një kohe të caktuar vullneti vjen duke u dobësuar, sidomos nëse bëhet fjalë për dieta tepër të rrepta, të cilat dallojnë dukshëm nga regjimi i deriatëhershëm i ët ushqyerit. Për këtë shkak, me rëndësi është që të gjendet dieta adekuate për çdo person – shpjegon nutricionistja e famshme Fiona Hanter.
Është parë se femrat më së shpeshti vendosin që të fillojnë ndonjë dietë, për shkak të komenteve negative të bashkëshortit të tyre, apo pasi që shohin veten se sa janë trashë, në ndonjë fotografi, a videoincizim.