Në bashkëpunim me Acer dhe Samsung, kompania e Google do të nxjerr në
treg Laptopin e vet të quajtu "Googlebook” me performanca të papara
deri më tani. Laptopi i Google i cili në vend të programeve të
instaluara do të përdorë shërbimet e internetit për tu qasur në çfarë do
lloj opcioni të preferuar nga poseduesit.
Kompania Samsung do ta hedh në treg këtë laptop me një ekran 12inç,
dhe do të kushtoj reth 400-500 euro, në anën tjetër kompania Acer pritet
ta lëshoj në treg "Googlebook”-in me një ekran prej 11inç dhe i cili do
të kushtoj më lirë se ai i kompanisë samsung, reth 300-350 euro.
Për të funksionuar këto lloj laptopësh duhet patjetër të ketë një
lidhje në internet pasiqë siç u përmend çdo program ose aplikacion do të
shkarkohet dhe përdoret online. Për të qenë funksional në të gjitha
aspektët ky lloj laptopi nuk funksionon dot pa pasur qasje në rrjet.
Datajet të cilat do të ruhen nga përdoruesit nuk do të ruhen në diskun e
ngurt pasi një të tillë nuk posedon fare, por do të ruhen në një
memorje të përkohshme e cila do i mbaj fajllat për një periudh të
caktuar. Për të ndezur këtë lloj laptopi dhe për të qenë aktiv do të
duhet një kohë shumë e shkurt vetëm reth 8 sekonda.
Lansimi i tij në trego pritet të bëhet në muajin qershor të këtij viti.
|