Modelet më të reja të HTC, Nokia, Samsung LG, etj
na u tha se do të shfaqen në dyqanet e IPKO dhe blerja e tyre do të mund
të bëhet në forma të ndryshme me pako të ndryshme. E tani me një postim
të bërë përmes faqes zyrtare të IPKO në Facebook, thashethemet u
konfirmuan. Modelet të reja të celularëve po vijnë në dyqanet e IPKO.
Duke filluar prej ditës së nesërme në dyqanet e IPKO do të prezantohen
modelet si HTC Desire HD, Samsung Corby, Nokia E5, etj. Ndërsa sa i
përket Samsung Galaxy S II, të cilin e kemi theksuar se mund të
paraqitet në artikullin e botuar para një jave, nuk është thënë asnjë
detaj.
Gjithnjë duke u bazuar në paralajmërimet zyrtare në
Facebook, IPKO ka theksuar se HTC Desire HD do t mund të blihet me
mundësi pagese deri në 18 muaj, dhe me këtë mund të zgjidhen oferta të
ndryshme të pakove mujore, që sjellin shumë më shumë sesa një telefon në
duart e konsumatorit. HTC Desire HD siç e dini është një celularë mjaft
i fuqishëm me procesor 1GHz Scorpion, ka kamerë 8 megapikselëshe me
dual-LED blic dhe autofokus, ekran të ndjeshëm në prekje me madhësi 4.3
inç dhe rezolucion 480 x 800 piksela, akselerometër, proksimetër, Wi-Fi,
microUSB, A-GPS, FM Radio, etj. Ndërsa platforma mbi të cilën
mbështetet HTC Desire HD është Android 2.2, me mundësi përditësimi në
2.3
Sidoqoftë ky nuk do të jetë celulari i vetëm që do
të tërheq vëmendje pasi që edhe modelet e Nokia-s dhe Samsung,
veçanërisht modeli Corby që ka debutuar kohë më parë edhe në disa tregje
tjera të botës dhe është model i ri, janë oferta shumë atraktive për
konsumatorët, mund të japin rezultate edhe më të mira në shitje. Por
këtë do ta konfirmojmë me kohë.