Në bazë të disa thashethemeve që janë duke
qarkulluar së fundi në internet, thuhet se gjenerata e pestë e
celularit të Apple do të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje të
përpunuar nga xhami.
Kësaj radhe rolin e "gruas së keqe” e luajti DigiTimes,
që citon "burime industriale” të cilat thotnë se Apple ka blerë mes 200
apo 300 makina për prerje të xhamit, përmes së cilave dëshiron të
krijojë ekrane të lakuara për pajisjen e tyre iPhone. Por pse Apple e jo
ndonjë partnerë industrial? Për shkak se prodhuesit e xhamit janë "të
tërhequr për sa i përket investimeve në blerjen e pajisjeve pë prerje të
xhamit për shkak se kërkohet përfshirje e një kapitali të madh” thonë
burimet e DIgitimes.
Sipas DigiTimes, njësitë për prerje veçse janë gati dhe mund të
fillojnë me punën në momentin që të arrihen "nivele të kënaqshme të
xhamit të lakuar”.
E çka mund të bëjë një xham i lakuar? Për shembull mund të kopjojë
Google-in. Nexus S që është lansuar në dhjetor, ka një të tillë.
Gjithashtu: është më i përshtatshëm për tu mbajtur afër veshit.
|