Kush është nën shënjestrën e federalëve në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, mund të identifikohet më lehtë në aeroporte apo stacione
trenash. Kjo falë një kamere speciale të shpikur kohët e fundit nga
ekspetët amerikanë të gjurmimit. Përmes kësaj pajisje,
brenda pak sekondash dhe në një distance shume larg sporteleve të
biletave, kamera ëshë në gjëndje të identifikojë të kërkuarin përmes
rrezeve infra të kuqe, që "skanon” personin nga fytyra,duke nxjerrë në
pah muskujt e nofullave që janë unike për çdo person.
Kjo kamer pritet të përhapet në të gjitha pikat hyrëse dhe ato strategjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
|