Mozilla ka zgjeruar shpërblimet për qëllim të prekshmërisë së saj dhe tani ajo do të paguajë për problemet e gjetura brenda aplikacioneve të gjetura në uebfaqet e saj.
Hulumtuesit kanë pasur mundësi të fitojnë një shpërblim prej 500$ dhe 3000$ për gjetjet e zbrasëtirave dhe prekshmëritë e opsioneve të aplikacioneve të Mozilla. Kompania dëshiron hulumtues të cilët gjejnë dhe përgjojnë gabimet në kodim siç janë të metat e skripteve cross-site dhe problemet e ngjashme. ...
"Ne dëshirojmë të inkurajojmë zbulimet e problemeve të sigurisë brenda ueb aplikacioneve me qëllim që t’i mbajmë përdoruesit të sigurtë,” tha Mozilla në një blog të sigurisë. "Ne gjithashtu dëshirojmë t’i shpërblejmë hulumtuesit për siguri për mundin e tyre me shpresë që të vazhdojnë hulumtimet për siguri.”
Hulumtuesit nuk duhet të përdorin mjete automatike në uebfaqe për të gjetur problemet, tha Mozilla, pasi që këto mund të rrezikojnë stabilitetin e faqeve të funksionojnë në mënyrë të rregullt. Në këtë rast, kompania inkurajonë hulumtuesit të përdorin dhe të shkarkojnë kode me burim të hapur për ueb aplikacione për të ekzaminuar kodin për problemet.
Programi aplikohet në shfletuesin e Firefox, Thunderbird, dhe shërbimet tjera që i takojnë Mozilla. Mozilla ka publikuar listën e uebfaqeve të tij që tani janë kualifikuar në programin e saj.
|