Microsoft ka theksuar se versioni i radhës
i sistemit operativ Windows Phone 7 do të prezantohet në më shumë
detaje në kuadër të TechEd 2011 në Atlantis.
Me emrin e koduar "Mango”, iterimi më i fundit i sistemit
operativ të kompanisë me bazë në Cupertino, pritet që të paraqitet në
treg më vonë gjatë këtij viti dhe në mes tjerash do të sjellë një numër
të madh të veglave të produktivitetit.
Për shembull, Mango do
t’iu ofrojë mundësi përdoruesve që me lehtësi të ruajnë dhe shkëmbejnë
dokumente përmes Office 365 me bazë në loud dhe Windows LiveSKy Drive.
Veçori
tjera të dukshme do të përfshijnë integrimin e përmirësuar me Twitter,
Facebook, AOL, chat, e-mail dosje të avancuara, shikim të bisedave në
e-mail, Lync Mobile App, mbështetje për fjalëkalim, etj. Në anën tjetër
Payl Bryan një zyrtar i Microsoft ka konfirmuar se Windows Phone
Marketplace do të numërojë më shumë se 16,000 aplikacione gjatë kësaj
jave.
"Me më shumë veçori për zhvillues në Mango- si përkrahje
për HTML5 dhe shpërndarje të aplikacioneve – ne presim një numër edhe më
të madh dhe bashkësi më të gjerë të aplikacioneve për Windows Phone
gjatë së ardhmes” shtoi ai.
|