Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Raporte të reja rreth PSP2
3:03 PM
Raporte të reja rreth PSP2
 
Gjërat nuk janë asnjëherë zyrtare, përderisa të del vet prodhuesi dhe t’i zyrtarizojë ato, por shenjat e fuqishme se Sony do të shpalos pajisjen e saj PlayStation Portable me 27 janar, po vazhdojnë të jenë të pranishme çdo ditë e më shumë.

Kësaj radhe Bloomberg News ka raportuar për dy burime të reja që kanë njohuri rreth planeve të kompanisë, për paraqitjen e pajisjes së dorës gjatë javës së ardhshme. Në konferencë për media, Sony gjithashtu "do të paraqes strategjinë për të përdorur shërbimet e saja të lidhura në rrjet për të shkëmbyer lojëra, filma dhe muzikë, në mes të pajisjeve të dorës, TV-ve dhe pajisjeve tjera. 

E çka rreth celularit PSP Phone? Sipas asaj që shumë edhe po dyshojnë, celulari me ekran të ndjeshëm në prekje nga prodhuesi Sony Ecricsson do të paraqitet gjatë muajit të ardhshëm në Mobile World Congress, që mbahet në Spanjë. 

Si zakonisht Sony nuk ka komentuar ndonjë paralajmërim të mundshëm, por në këtë moment mund të thuhet me një dozë besimi, se pajisja do të jetë e pranishme në atë panair.  

Kategoria: Teknologji | Shikuar: 539 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc