Alergjia
Në mënyrë që të pakësohen komplikimet, më së miri është që të përqendrohemi në parandalimin e hershëm. Derisa ka fëmijën në gji, nëna nuk duhet të konsumojë gjësende ushqimore që mund të shkaktojnë alergji. Por, pas lindjes, nuk duhet tepruar me higjienën e fëmijës. Mendohet se higjiena e tepërt, respektivisht mungesa e kontaktit të fëmijës me alergjenë të ndryshëm herët në jetën e tij, ndikon më vonë në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme alergjike. Dy herë në javë duhet që të hani peshq të pasur me thartira yndyrore omega 3. Simptomat e para: Mund të paraqiten menjëherë pas lindjes së bebes. Por, më vonë ato janë në formë të ftohjeve që zgjasin, bronkitit, frymëmarrjes së vështirësuar, ekzantemës në lëkurë, diarresë, ngërçeve në lukth. Me një testim të thjeshtë në lëkurë mund të konstatoni se a bëhet fjalë për alergji, apo jo. Kur të vihet diagnoza, fillon mjekimi adekuat.
Shkurtpamësia
Edhe kjo sëmundje trashëgohet. E njëjta gjë vlen edhe te largpamësia, apo astigmatizmi, daltonizmi, etj. Simptomat e para: Te çrregullimet në shikim, mund të paraqiten vështirësi të llojit të djegies së syve, apo kokëdhembjes, prandaj nëse fëmija juaj ankohet për probleme të tilla, nuk duhet t’i injoroni ato.
Depresioni
Në rast se ndokush në familjen tuaj vuan nga depresioni, atëherë rreziku që edhe ju ta keni këtë sëmundje, rritet deri në 40 deri 50%. Natyrisht, fjala është për depresionin klinik, e jo për ndryshimet normale të humorit, apo për periudhat e nervozizmit për shkak të lodhjes, kur ju duket se nuk mundeni më të vazhdoni me jetën. Pastaj, trashëgohet vetëm prirja për të vuajtur nga depresioni, e ambienti përreth ku jetojmë, shkakton paraqitjen e tij. Simptomat e parë: Gjumi i tepërt, apo i mangët, rënia e humorit, mungesa e vullnetit për të bërë ndonjë gjë.
Ekzema dhe psoriaza
Nëse ndokush në familjen tuaj vuan nga alergjitë, atëherë ju jeni më i rrezikuar edhe nga paraqitja e ekzemës atopike. Me rrugë gjenetike bartet edhe psoriaza, por kjo sëmundje e rëndë e lëkurës mund të paraqitet edhe pas ndonjë infektimi të rëndë me baktere (kallja e bajameve, apo fytit), apo te adoleshentët, pas stresit psikofizik. Simptomat e para: Kruarja dhe skuqja në palët e duarve dhe këmbëve, rreth syve dhe pas veshëve, të gjitha këto tregojnë në paraqitjen e ekzemës atopike. Psoriaza paraqitet në tërë trupin, me njolla të kuqe të cilat përcillen me qërim të lëkurës.
Astma
Karakterizohet me kollë, pështymë dhe vështirësim të frymëmarrjes. Te të rinjtë zakonisht paraqitet si rezultat i alergjisë, derisa te më të moshuarit paraqitet si astmë bronkiale. Simptomat e para: Vështirësimi i frymëmarrjes, teshtima, kruarja e hundës.
|