Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Teknologjia e HP mundëson kreativitetet të jashtëzakonshëm
10:28 AM
Teknologjia e HP mundëson kreativitetet të jashtëzakonshëm
Fuqia e teknologjisë së HP dhe kreativiteti i studios DreamWorks Animation SKG, janë bashkuar sërish për të sjellë në skenë kreacionin më të fundit të studios kreative të quajtur "Megamind”.

Falë efekteve të fuqishme 3D nga laserë dhe fusha magnetike, audienca do të jetë në gjendje të përjetojë për së afërmi tregimin rreth super heroit të quajtur "MegaMind”. Ky animacion inovativ ishte bërë i mundur pjesërisht falë fuqisë së HP Z800 Workstations, që janë përdorur për të dizajnuar elemente nga filmi, duke përfshirë edhe një milion karaktere të turmave dhe lëvizjet e pelerinës së super heroit. Përveç stacioneve punuese, DreamWorks Animations është pajisur edhe me serverë të serisë ProLiant të Hp-së, të cilët ofrojnë zgjidhje të shkëlqyera për magazinim dhe rrjet.

Performanca e stacioneve punuese HP Z800, e fuqizuar nga bërthamat e shpejtësisë së lartë të procesorëve Intel, memories dhe njësive të magazinimit, ka mundësuar që artistët e animacioneve të sutidos DreamWorks të manipulojnë me kreacionet e tyre më shpejtë, duke i mundësuar atyre më shumë kohë në krijimin e efekteve të reja dhe animacioneve të pasura. 
 
"Më herët gjatë këtij viti, HP Technology ka ndihmuar që imagjinata e animuesve tanë të gjallërohet në dy tituj të fuqishëm 3D, me "Shrek Forever After” dhe "How to Train Your Dragon”, kështu që HP Workstations ishin zgjidhja natyrale për të eksploruar fronte të reja kreative me "Megamind”,” ka thënë Derek Chan, Drejtor i Operacioneve Digjitale pranë DreamWorks Animation. "Me një performancë prej 50 për qind më të shpejtë sesa modelet e mëhershme HP Z800+ Workstations na mundësuan rritje të kreativitetit dhe fokusim të animatorëve në gjëra edhe më të rëndësishme – që janë detajet e kreacioneve të tyre – e jo në IT”.  

"DreamWorks Animation vazhdimisht po shtynë kufijtë e animacioneve për të emocionuar dhe tërhequr audienca në mënyra të reja. Ngjashëm, edhe tek HP ne tentojmë të shfrytëzojmë maksimalisht performancën dhe teknologjinë tonë në një nivel të tillë që t’iu ofrojmë konsumatorëve veglat që iu duhen për të çliruar kreativitetin dhe imagjinatën e tyre” tha Jim Zafarana, zëvendës president dhe menaxher i përgjithshëm, pranë Global Business Unit, Workstations HP. 

"Megamind”, që ka kërkuar me qindra artistë që të bashkëpunojnë përgjatë faqeve të shumta, gjithashtu ka përfituar edhe nga shfrytëzimi i sutiave të bashkëpunimit vizual që ofrohen nga HP dhe atë në formë të teleprezencës së avancuar, zgjidhjeve për video-konferenca të zhvilluara në bashkëpunim me HP dhe DreamWorks Animation, etj. 

Kategoria: Teknologji | Shikuar: 620 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc