Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Lajme » Politikë » Shoqëria civile e vetmuar kundër korrupsionit!
11:27 AM
Shoqëria civile e vetmuar kundër korrupsionit!
Përfaqësues nga shoqëria civile sërish shprehën shqetësimin e tyre lidhur me nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovë. Përfaqësues të organizatave joqeveritare vlerësojnë se mungon vullneti politik për të luftuar korrupsionin, andaj sipas tyre institucionet e vendit duhet të jenë më shumë të angazhuara për ta luftuar këtë dukuri.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovësthotë (KDI), thotë se nuk mjafton që shoqëria e vetme të angazhohet në luftën kundër korrupsionit, derisa institucionet e vendit nuk janë të interesuara të bashkëpunojnë për ta luftuar këtë dukuri.

"Nga praktikat e deritashme ne kemi theksuar, e gjithë shoqëria, se mungon vullneti politik për luftën kundër korrupsionit. Përgjegjësit politikë dhe institucionalë të Kosovës duhet të jenë më shumë të angazhuar për ta luftuar këtë dukuri duke përfshirë edhe EULEX-in. Ne, si qytetarë, jemi të zhgënjyer nga pritjet tona për luftën kundër korrupsionit”, thotë Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

"Demokracia në Veprim”, e cila është pjesë e organizatës Transparency International, bëri publikimin e një raporti lidhur me raportimet në media se sa shkruhet për korrupsionin.

Besnik Ramadanaj nga KDI-ja, tha se një nga instrumentet e luftimit të korrupsionit padyshim se është edhe media dhe roli i saj nëpërmjet hulumtimeve dhe raportimeve të rasteve të korrupsionit. Sipas tij, një element tjetër që e pengon zhvillimin e gazetarisë hulumtuese është edhe pengesa që u krijohet gazetarëve në qasjen në dokumentet zyrtare.

"Ne kemi publikuar raportin e mediave të shkruara për monitorimin e korrupsionit në Kosovë. Ajo që ne konsiderojmë se me rëndësi është pengesa që u krijohet gazetarëve për mosqasjen në dokumentet zyrtare. Në debate është folur edhe për presionet e kërcënimet e gazetarëve. Gazetarët nuk e kanë mbështetjen e duhur, gjë që është një pengesë për të raportuar kundër korrupsionit”, theksoi Ramadanaj.

Lufta kundër korrupsionit ishte temë debati edhe në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e opozitës deklaruan se shumat e raportuara për korrupsion (10 milionë euro) nuk janë reale, duke thënë se ato janë shumëfish më të larta.

Ndërkohë "Demokracia në Veprim” njoftoi të premten se ka thelluar bashkëpunimin me organizatën ndërkombëtare Transparency International dhe KDI-në në Kosovë. Në vitin 2012, Transparency Internacional do të ketë edhe zyrën e vet në Prishtinë, për të vepruar në luftën kundër korrupsionit.
Kategoria: Politikë | Shikime: 1561 | Vota: 4.0/2
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc