Manchester United lirisht mund ta vazhdojë festën, pasi Liga
Premier ka shpërblyer mbrojtësin Nemanja Vidic me çmimin e futbollistit
më të mirë të vitit në Angli, përderisa Sir Alex Ferguson u shpall
menaxheri më i mirë i vitit. Kjo është hera e parë që Vidic e
fiton këtë çmim dhe ai jo rastësisht e fitoi atë, pasi shfaqi formë
stoike gjatë gjithë sezonit. Nga ana tjetër për Ferguson është hera e
nëntë që e fiton çmimin e menaxherit më të mirë, që nuk është befasi
marrë parasysh klasin e skocezit të treguar ndër vite.
Manchester United ka kaluar nëpër formë të jashtëzakonshme në shtëpi
dhe nëse arrin të shmangë humbjen në javën e fundit ndaj Blackpoolit,
atëherë Djajtë do ta përfundon sezonin pa asnjë humbje në shtëpi, ku
kanë vetëm një barazim ndaj WBA-së prej 2-2.
Më 28 maj Manchester United do të takohet me Barcelonën në kuadër të
finales së Ligës së Kampionëve në Wembley, që në rast të triumfit do ta
përbënte titullin e tretë në garën më prestigjioze evropiane për
Unitedin nën drejtimin e Ferguson.
Vendimin për çmimet e mori paneli i Ligës Premier, që përfshiu zyrtarë të lartë të Ligës Premier, mediat dhe tifozët.
|