Nëse jeni romantik dhe kënaqeni duke qëndruar me orë të tëra me
qirinj të ndezur, duhet të dini se qirinjtë me aromë janë të dëmshëm për
rrugët e frymëmarrjes, madje edhe ato që nuk kanë aromë nuk janë edhe
aq të mirë për shëndet. Prandaj ekspertët paralajmërojnë që të kihet
kujdes. Një studim i ri amerikan tregon se qirinjtë me aromë
dhe aromat elektrike për ambiente, mund të përmbajnë qindra substanca
kimike të dëmshme për organizmin, duke përmendur ftalatet - të cilat
mund të shkaktojnë anomali të lindjes te foshnja ose probleme të
sistemit riprodhues.
Si shembull për paralajmërim, ekspertët kanë përmendur rastin e një
femre amerikane, e cila për shkak të fiksimit ndaj qirinjve aromatikë,
ka zhvilluar astmë dhe ndjeshmëri të rritur ndaj aromave të substancave
tjera.
Produktet të cilat i bëjnë shtëpitë tona me aromë të mirë, mund të
shkaktojnë një numër të madh problemesh shëndetësore, ndërsa simptomat
mund të dallojnë te personat e ndryshëm. Te disa paraqitet kollitje e
lehtë, ndërsa te të tjerët mund të paraqitet një kruarje e rrezikshme e
syve.
Ajrosja e rregullt e shtëpisë apo banesës është shumë më e
rëndësishme sesa ‘maskimi’ i ambientit me aroma të ndryshme nga qirinjtë
ose freskuesit e ajrit, të cilët përmbajnë substanca të rrezikshme.
|