Binjakët Laurent dhe Larry Bourgeois janë valltarë francez të
cilët me talentin e tyre po lënë pa frymë publikun në mbarë botën. Edhe
pse dyshja vallëzon nën ritmet e muzikës hip-hop, shumica pajtohen se
vallëzimi i tyre e tejkalon këtë zhanër, ndërsa inovacionet që kanë
futur në këtë stil vallëzimi vërtetë janë impresive.
Binjakët vijnë nga një familje e madhe dhe kanë 18 vëllezër e motra, nëntë prej të cilëve merren me vallëzim.
Janë të njohur edhe për faktin se veshin pantallonat pra, ndërsa ky
stil e ka një sqarim. Kur ishin fëmijë dhe bënin probleme, si dënim
duhej të vishnin pantallonat prapë, kështu që ky stil iu duk simpatik
për ta përvetësuar edhe si stil gjatë performancës së tyre.
Les Twins, siç njihen në skenë përveç vallëzimit kompozojnë edhe vetë muzikën. Dyshja do të ju lë pa frymë, shikojeni videon: