Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji & Shkencë » Entries archive
359 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 02.December.2010
 

Shkencëtarët nga Harvardi në eksperimentet e tyre të kryera në minj kanë demonstruar mundësinë e rigjenerimit të indeve dhe parandalimin e procesit të plakjes.
Ishte treguar që rolin kyç e luajnë telomerat që janë një masë mbrojtëse të vendosur në skaj të kromozomeve.
Po ashtu ishin kryer edhe disa teste shtesë, ndërsa tek këto kafshë kishte ardhur deri tek ndjenja e të nuhaturit, pastaj ishin të pëlleshëm, volumi i trurit ishte shumë i zvogëluar.
Më pas të gjitha indet ishin zëvendësuar me indet e procesit të ‘ripërtëritjes’.
Ndikime dhe përparime në indet e ripërtëritjes ishin vërejtur menjëherë pas disa muajve.
Sipas shkencëtarëve, nuk do të kalojë edhe shumë kohë kur ata me lejen përkatëse një eksperiment të tillë do ta kryejnë edhe te njerëzit, eksperiment që sipas tyre do të jetë mjaft ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

339 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 02.December.2010
 

Hulumtimet e kryera në Harvard kanë treguar se personat e prekur nga depresioni po ashtu janë të rrezikuar edhe nga diabeti, përderisa pjesëmarrësit në hulumtim, që tashmë janë të prekur nga diabeti, janë shumë të rrezikuar nga depresioni.
Shkencëtarët shtojnë se bëhet fjalë për një lloj rrethi të mbyllur që vërteton nevojën për parandalimet primare të diabetit dhe depresionit.
Këto janë rezultate shumë të rëndësishme dhe bazohen në një hulumtim i cili ishte kryer për një periudhë kohore prej dhjetë vjetëve ku kishin marrë pjesë rreth 55.000 vullnetarë.
Mesatarisht personat që ishin të prekur me depresion për 17% ishin më të rrezikuar nga diabeti, ndërsa te pjesëmarrësit të cilët kishin marrë antidepresivë ky rrezik ishte për 25% më i madh.
Te personat e prekur me diabet ishte vërejtur një rrezik ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

483 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 01.December.2010
 

Do të flasim rreth gjashtë mineraleve më të rëndësishme që na ndihmojnë të kemi një jetë të shëndetshme dhe gjallëruese.

Hekuri

Gjendet në sasi të mjaftueshme në mish të kuq dhe është njëri nga mineralet më të rëndësishme për funksionim efektiv të trupit. Personat që preferojnë dietë vegjetariani marrin shumë hekur nga perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi dhe brokoli. Sidoqoftë, kjo formë e hekurit nuk absorbohet lehtë nga trakti gastrointestinal, për shkak se është i lidhur me përzierje tjera joabsorbuese.

Kromi

Mirëmbajtja e niveleve të insulinës është njëra nga funksionet e kromit. Shumë njerëz janë me mungesë të kromit, për shkak të të ushqyerit (dietës) me shumë sheqer dhe yndyra. Kjo dietë e pashëndetshme zvogëlon nivelet e kromit në trup. Nivelet optimale të kromit për ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

340 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 01.December.2010

 

Është konstatuar se mesatarisht femrat kanë një vullnet të dobët kur bëhet fjalë për mbajtjen e dietave – shumica prej tyre dorëzohet qysh pas ditës së tetë.
Në studimin e shkencëtarëve amerikanë kanë marrë pjesë 1.000 femra, ku vetëm 4% prej tyre kishin deklaruar se janë të kënaqura me pamjen e vet.
Kjo d.m.th se 96% e pjesëmarrëseve në studim kanë deklaruar se vetëbesimin e kanë të ulët, për shkak të pakënaqësisë me pamjen e jashtme, më saktësisht për shkak të mbipeshës. Shumica prej tyre kanë treguar se kanë provuar dieta të ndryshme, ku në fillim të gjitha është parë se respektojnë regjimin e ashpër të dietës.
- Nuk është lehtë të jesh në dietë. Pas një kohe të caktuar vullneti vjen duke u dobësuar, sidomos nëse bëhet fjalë për dieta tepër të rrepta, të cilat dallojnë dukshëm nga regjimi i deriatëhershëm i ët ushqyerit. Për këtë shkak, me rëndësi është që të g ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

334 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 01.December.2010
 

Balta shëruese (peloidi) ka shumë veti të dobishme, ku dobitë kryesisht vijnë për shkak të efektit termik, mekanik, apo kimik.

Përdorimi

Me rastin e aplikimit të baltës shëruese, nxehja e vendit ku është vënë ajo, respektivisht kalimi i nxehtësisë, është gradual, kurse efektet janë më të ekuilibruara, sesa te bartja e nxehtësisë me hidroterapi. Në vendin e aplikimit të baltës vjen deri te përshpejtimi i qarkullimit të gjakut dhe limfës, deri te përshpejtimi i eliminimit të produkteve të dëmshme të metabolizmit, mediatorëve të inflamacionit, pastaj vjen deri te zvogëlimi i të ënjturave, dhembjes, etj. Mund të paraqitet edhe frymëmarrja e shpejtuar, përshpejtimi i punës së zemrës, rënia e shtypjes së gjakut, metabolizmi më i mirë i glukozës, etj.

Efektet

Dihet se sulfuri depërton nëpër lëkurën jo të dëmtuar, hyn në përbërje të proteinave, ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

545 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 01.December.2010
 

Alergjia

Në mënyrë që të pakësohen komplikimet, më së miri është që të përqendrohemi në parandalimin e hershëm. Derisa ka fëmijën në gji, nëna nuk duhet të konsumojë gjësende ushqimore që mund të shkaktojnë alergji. Por, pas lindjes, nuk duhet tepruar me higjienën e fëmijës. Mendohet se higjiena e tepërt, respektivisht mungesa e kontaktit të fëmijës me alergjenë të ndryshëm herët në jetën e tij, ndikon më vonë në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme alergjike. Dy herë në javë duhet që të hani peshq të pasur me thartira yndyrore omega 3.
Simptomat e para: Mund të paraqiten menjëherë pas lindjes së bebes. Por, më vonë ato janë në formë të ftohjeve që zgjasin, bronkitit, frymëmarrjes së vështirësuar, ekzantemës në lëkurë, diarresë, ngërçeve në lukth. Me një testim të thjeshtë në lëkurë mund të konstatoni se a bëhet fjalë për alergji, apo jo. Kur të vihet diagn ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

372 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 01.December.2010
 

Femrat të cilat e konsumojnë sojën më pak janë të rrezikuara të preken nga kanceri i gjirit, ka treguar një hulumtim i ekspertëve amerikanë nga universiteti i Bufalos.
Shkas i kësaj është niveli i lartë i fitoestregjenit në sojë.
Në studim ishte hulumtuar ushqimi i 683 femrave të prekura me kancerin e gjirit dhe 611 femrave të tjera të shëndosha.
Në përgjithësi, femrat që kishin konsumuar sojën mesatarisht për 60% ishin më pak të rrezikuara se do të preken nga kanceri i gjirit.
Hulumtuesit thonë se këto rezultate janë të bazuara në femrat të cilat ende nuk e kishin kaluar menopauzën. Edhe disa studime të mëhershme tregojnë se ato femra që ishin të prekura nga kanceri i gjirit, por që kishin konsumuar sojën, kishin jetuar më gjatë.
Shpërndaje

377 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 01.December.2010

Njëra nga mënyrat e sigurta që të liroheni nga stresi, tensionet dhe mendimet negative, duke mos përdorur sedativë, është shkathtësia indiane - joga. Frymëmarrja e rregullt, pozitat e caktuara bëjnë që të liroheni nga stresi dhe më lehtë të ballafaqoheni me obligimet e përditshme.
Gjatë këtyre ushtrimeve zemra relaksohet. Kjo shkathtësi ndryshon nivelin e shëndetit dhe atë të energjisë kah një drejtim më i mirë. Joga kombinon të gjitha aspektet e qenies njerëzore, jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht dhe mendërisht.
- Nëse vëzhgoni veten gjatë frymëmarrjes, automatikisht largon vëmendjen nga problemet në aktivitetet e tjera, të cilat ndodhin 24 orë në ditë. Përqendrimi në diçka tjetër është e njëjtë sikurse anestezioni për mendjen.
Frymëmarrja e thellë dhe e ngadalshme qetëson sistemin nervor, duke i dërguar sin ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

362 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 29.November.2010
 
 
 
Shkencëtarët kanë zbuluar një mekanizëm të ri se si hormoni i paratiroidesë nxit formimin e eshtrave.
Autorët e një studimi të ri kanë zbuluar një ha shumë të rëndësishëm në nxitjen hormonale të rritjes së eshtrave, një zbulim i cili mund të çojë në zbulimin e barnave të reja për mjekimin e osteoporozës, si edhe drejt zbulimit të terapive më të mira për ndërtimin e eshtrave.
Studimi i ligjëruar në Universitetin e Albamas në Birmingham, ka treguar se hormoni i paratiroidesë (PTH) i jep nxitje organizmit në aktivitetin e ndërtimit të eshtrave me anë të një "ko-receptori” specifik i cili gjendet në sipërfaqen e qelizave eshtërore.
Osteoblastet dhe osteoklastet janë instrumentet kryesore në rregullimin e një skeleti të shëndoshë, osteoblastet duke formuar ashtin e rri, ndërsa osteoklastet duke resorbuar të vjetrin dhe atë të brisht ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

658 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 28.November.2010
 

Shkencëtarët nga Minesota kanë zbuluar fakte interesante se një lugë uthull nga molla e konsumuar në ditë ndihmon në ngritjen e nivelit së kolesterolit të mirë HDL.
Pjesëmarrësit të cilin kishin marrë pjesë në hulumtim çdo ditë kishin konsumuar nga një lugë të vogël me uthull të mollës, ndërsa pas tetë javësh, aq sa edhe kishte zgjatur hulumtimi, niveli i tyre i kolesterolit të mirë ishte përmirësuar në krahasim me grupin tjetër të pjesëmarrësve në hulumtim, të cilët kishin marrë placebo, që kishte përmbajtur uthull balsami në ujë. Po ashtu, është e njohur se uthulla shtëpiake e mollës ndihmon kundër sëmundjes së artritit dhe gihtit.


Si prodhohet uthulla shtëpiake nga molla?
- Nevojiten mollë të forta dhe sheqer. Mollët duhet pastruar mirë, e më pas së bashku edhe me fara të imtësohen dhe të futen në makinën që bluan mishin. Së bashku me lëngun që ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

« 1 2 3 4 5 6 7 »
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc